Masakrat e kryara në janar të vitit 1921 nga pushtuesit serb,nuk ishin
as të parat dhe as masakrat e fundit që shovinistët sërb kishin bërë
dhe ushtruar mbi popullin e pambrojtur shqiptar.Masakra e vitit 1921
është e njohur sot e kësaj dite me emrin "Janari i
zi".Si ndodhi kjo kasaphanë?
Fill pas pushtimit të Kosovës nga Sërbia dhe Mali i Zi(1912) u vendos
pushteti ushtarak sërb e malazez.Gjatë këtyre viteve,nga nëntori i
vitit 1912 deri në qershor të vitit 1914,
Kosova ishte kthyar në një poligon ku provoheshin zjarri,pushka,thika
dhe "trimëria" serbo-malazeze,mbi
gratë,fëmijët,pleqët dhe popullatën e pambrojtur shqiptare.
Të ushqyer me urrejtje shoviniste dhe të armatosur gjer në
dhëmbë,ushtritë serbo-malazeze dhe bandat e organizuara paraushtarake
vrastare e dogjën,vranë dhe shkatërruan
Kosovën gati më shumë se pushtuesi turk gjatë pesë shekujve.E tërë kjo
fushatë terrori dhe shkatërrimi bëhej me qëllim të spastrimit etnik të
krahinave të pushtuara të Shqipërisë.Sipas dokumenteve serbe vetëm
gjatë këtyre dy viteve janë shpërngulur me dhunë për në Turqi 302907
shqiptarë.
Shpërthimi i Luftës së Parë Botërore pengoi përkohësisht shovinizmin e
shfrenuar serbo-malazez të vazhdonin barbaritë mbi shqiptarët.Me të
mbaruar lufta e parë rifilloi gjenocidi i organizuar shtetëror mbi
popullsinë e pushtuar shqiptare.Fushatat e ndërmarra për terrorizimin e
shqiptarëve të krahinave Llap e Gollak ishin tejet të tmerrshme,
por më së keqi e pësuan fshatrat Keqekollë dhe Prapashticë.Për këto
masakra është folur e shkruar vonë.Mungonte guximi që t´u flitej
njerëzve hapur për gjenocidin
serbo-malazez,për të shkruar në hollësi për këto masakra kanë filluar
historianët e breznive tona,duke përmendur këtu Hakif Bajramin që
shkrou"Historia e popullit
shqiptar e viteve 1918-1948",ku përshkruan pjesërisht këtë
ngjarje dhe më pas z.Ramadan Ibrahimi.Shikuar realisht para
historianëve këtë histori e kanë shpalosur rrapsodët tanë të guximshëm
bindshëm përmes këngës,njëri prej tyre Demir Krasniqi i cili kishte
komunikuar me njerëz të cilët kanë përjetuar këtë gjenocid i cili ka
lënë gjurmë të thella në kujtesën dhe shpirtin e tyre.
Shpalime të hidhura kujtese
Kanë kaluar 87 vjet nga janari i zi i vitit 1921,prej kur ka edhe sot
njerëz që i kanë mbijetuar këto masakra.Kujtimet dhe rrëfimet e tyre
për atë kohë të tragjedisë së madhe
kombëtare,për atë kohë të përflakjes së Kosovës janë përgjithësisht të
njejta.Më freskët këto kujtime i thoshte Rizah Emërllahu,nuk e dij tani
nëse jeton,por atë kohë kur unë isha në atdhe,kur ai rrëfente kishte
mbushur 88 vjet dhe rrëfimi i tij ishte mjaft i dhimbshëm dhe
trishtues.Të gjitha thuajse njësoj i rrëfente edhe xhaxhai Selim Govori
nga Prapashtica,i cili sipas gjitha gjasave ishte më i riu ndër ata që
kishin pësuar.Ai ishte fëmijë në djep,kur vrarësit sërb ia kishin vrarë
nënën,kurse atij ia kishin pre njërin vesh si fëmijë në djep,djepin ia
kishin rrokullisur dhe kishte mbetur përmbys në borë,por Selimi kishte
mbijetuar.E kam njohur plakun Selim Govori me një vesh,i cili shpaloste
këto dhimbje të hidhura,i cili deri vonë ka jetuar,tani nuk di për te.
SI FILLON RRËFIMI
Viti 1921 ishte viti më i tmershëm i banorëve të kësaj ane,rrëfenin
njerëzit e moshuar që kishin përjetuar mbi kurrizin e tyre egërsinë e
pushtuesit.Fshatrat e Gollakut u dogjën e u terrorizuan nga ekspeditat
e ushtrisë serbe,të udhëhequra nga koloneli xhelat,Radovan Radoviqi,i
cili kishte krah të fortë komandantin e gjandarmarisë,Bozhidar
Paunoviq,i njohur si Bozhidar Ballovci.Fushata e terrorizimit filloi në
fshatrat e Llapit si:Lupç,Majac,Tërrnavë,Bellopojë,Sharban e gjetiu
duke kryar masakra të tmerrshme
me djegëje e vrasje të banorëve të kësaj ane.Më pas bandat ushtarake
serbe të ndihmuara nga forca vullnetare hyn në Gollak.Ata për pak ditë
u vendosën në Koliq,ku aty duket të kenë bërë pregaditjet për
masakrimet e më tutjeshme.Pasi ngrënën dhe pinë nga fshatarët e Koliqit
dhe pushuan mirë,i masakruan pa mëshirë fshatarët e pafajshëm të lagjes
së Zharalive,ata ishin kopran dhe duke masakruar u tërhoqën për në
Keqekollë,ku me nismën e Bozhidar Ballofcit rrethuan dhe vranë Hoxhë
Ademin
me tërë anëtarët e familjes,i cili llogaritej burri më i shquar i
lëvizjes atdhetare të asaj ane.Rrapsodi ynë Demir Krasniqi e ka
shpalosur këtë histori dhimbje përmes këngës
nga e cila po i marrim pak vargje:
Kështu Yrfia n´Koliq kanë dalë
i kanë vra disa kopran
i kanë vra te Zharalit
se n´Koliq kanë ndej dy ditë
paskan msy për Prapashticë.
Kurse vdekjen e Mulla Adem Keqekollës,rrapsodi e përshkruan kështu:
Bozhidar Ballofci çaush ish kanë
Yrfisë para ju ka dalë
Ja ka nisë e mirë po i m´son
Ndashi veti me i çitë za
Mulla Ademi është shpi me za
Burrë më t´zotin
n´Gollak nuk ka
Na ma s´pari ati me i ra
Ja prejmë robt,ja kallim shpinë
Bozhidari po ju prinë.........
KUSH ISHTE MUALLA ADEMI?
Emri i tij i vërtetë ishte Adem Emërllahu i lindur më 1850 në
Prapashticë.Shkollimin e kreu në Prishtinë dhe Shkup,më pas u emërua
hoxhë në Prapashticë dhe Keqekollë.
Në vitin 1908 u burgos nga pushtuesit osmanë për veprimtarinë e tij
atdhetare dhe u denua me vdekje.Në burg qëndroj vetëm gjashtë javë nga
se u lirua me dekretin e Sulltanit.NĂ« vitin 1911 sulltan Mehmet Rashiti
kishte vizituar vilajetin e Kosovës.Mulla Ademi e kishte përfaqësuar
Gollakun.Fjalimin e tij në takim me sulltanin e kishte pregaditur
shqip-turqisht..Ai kishte folur midis tjerash edhe për terrorin që
ushtronin bandat serbe mbi shqiptarët.Veprimtarinë e vet e vazhdoi edhe
pas pushtimit nga Serbia.
Familja e tij ishte gjithnjë nën trysninë e pushtuesëve.Ky atdhetar i
shquar aktivitetin e vet nuk e ndërpreu asnjë çast deri në fund të
jetës kur më 10 janar 1921,kur ushtarët dhe gjandarët serb e vranë në
prag të shtëpisë me nëntë anëtar të familjes.
SI U BË RRETHIMI I PRAPASHTICËS?
Pas vrasjes së Mulla Ademit,ushtria serbe kishte mbledhur meshkujt prej
15 deri në 70 vjeç nëpër lagjet e
Keqekollës,si:Kurtaj,Qorraj,Çelaj,Myftaraj,Spahijaj,Balaj,Govor
dhe tërë popullsinë e kësaj moshe të Prapashticës dhe Keqekollës i
tubon në një livadh në Prapashticë duke i pranguar këmbë e dorë dhe
duke i vra 1020 shqiptarë të Gollakut.Janari dhe moti i acart,bora e
madhe që binte në malësinë e Gollakut kishin vështirësuar lëvizjet e
malësorëve.Pabesia serbe hynte para mëngjezeve,i nxinte malësorët në
gjumë,ku banorët e kapur i vranë,i dogjën,i therrën me
bajoneta,shtëpive ua vunë zjarrin.Të moshuarit që kanë p7rjetuar ato
ngjarje thonë se nga ky terror qenë friguar gjitha gjallesat në tokë
dhe ujqit kishin uluritur disa ditë.Pas masakrave në Prapashticë
ushtritë serbe dhe vullnetarët çetnik përgaditeshin për të marshuar në
akcionin nëpër Nishefc,Brainë,Orllan,Kalaticë dhe Ballaban.Qëllim të
vetëm kishin shfarosjen e plotë të shqiptarëve të kësaj ane,me qëllim
të mbjellejes së frigës dhe pasigurisë në krahinat tjera.Nazmi Gafurri
një atdhetar i shquar nga Prishtina,kishte përcjellur këtë egërsi
serbe,dhe për këtë qëllim kishte shitur tërë pasurinë e vet që
kishte,por edhe kishte tubuar edhe të holla nga atdhetarët,kishte
paguar një shtypshkronjë në Shkup,e cila përmes gazetave kishte bërë të
njohur opinjonin vendas dhe ndërkombëtar,ku kishte përshkruar
gjërësisht mënyrën si po zhvillohej gjenocidi serb mbi shqiptarët.Nga
ky lajm fuqitë evropiane u shqetësuan për gjenocidin që po ushtronte
mikja e tyre mbi shqiptarët.Të shtrënguar nga opinjoni publik i vendeve
të tyre,evropianët u detyruan të ndërhynin pranë autoriteteve
shoviniste të Beogradit,dhe të ndërpresin hë për hë ekspeditën
serbe.Autori i shkrimit për këtë kasaphanë Nazim Gafurri hyri në listën
e Radoviçit për të u likuiduar,dhe nuk vonoi shumë e krimineli Radoviç
gjeti bashkëpunëtorët që bënë atentat mbi atdhetarin tonë të shquar
Nazim Gafurrin.Malësia e Gollakut është vra,pre e masakruar edhe tri
herë tjera pas vitit 1921,por malësorët e kësaj ane kurrë nuk janë
gjunjëzuar dhe të pa gjunjëzuar do të mbesin gjëthnjë sa të ketë
Shqipëri dhe shqiptarë.
Fëmijët
janë ajo pjesë e mërgatës shqiptare për të cilët do të duhej të kishim
kujdesin më të madh,nëse nesër duam të mbijetojmë si diasporë
shqiptare.Duke iu ofruar atyre një ushqim shpirtëror shqiptar.por të
konsumueshëm e të shijueshëm për rrethanat në të cilat jetojnë ata,ne
do të bënim që fëmijët tanë të mos i harrojnë rrënjët e tyre dhe gjuhën
e tyre shqipe,thotë krijuesi Shaban Cakolli.
Vjeshtën që shkoi
Shaban Cakolli botoi librin e tij"Deti i Qiellit" e cila është një
përmbledhje për fëmijë,e botuar nga shtëpia botuese"DORUNTINA" në
Holzminden të Gjermanisë.Vërtetë është ky libri im i parë për
fëmijë,por kjo nuk do të thotë që unë vetëm sa kam filluar të botoj
këtë lloj poezie.Poezi për fëmijë kam botuar kur isha si fëmijë,kohën
kur isha nxënës thotë Cakolli.Konsideroj se fëmijët janë ajo pjesë e
dhimbshme e mërgatës shqiptare për të cilët do të duhej të kishim
kujdesin më të madh,nëse nesër duam të mbijetojmë si diasporë
shqiptare.Duke ju ofruar atyre ushqim shpirtëror shqiptar,por të
konsumueshëm dhe të shijueshëm për rrethanat në të cilat jetojnë ata,ne
do të bënim që fëmijët tanë mos të i harrojnë rrënjët e tyre dhe gjuhën
e tyre shqipe vazhdon Cakolli duke shpjeguar motivet e shkrimit të të
librit të tij për fëmijë.
Shaban Cakolli në vitin 1996 botoi
në Tiranë librin e tij të parë"TOKË DARDANE",kurse dy vite më vonë
përmbledhjen tjetër"LOTI I ATDHEUT".Librat e Shaban Cakollit,lexuesit
tanë i kanë shquar si libra mjaftë domethënës,dhe mbresëlënës.Për
librin e tij të parë"Tokë Dardane" në ambientët e klubit shqiptar në
Bochum u bë një promovim madhështor me çrast për librin patën folur
ligjeruesi i letërsisë krahasimtare në Univerzitetin e Bochumit z.Arsim
Rexhepi,letrarë tjerë si dhe Mimoza (Cika)Kelmendi e cila mes valëve të
radio"Deutsche Wele" i pati dhënë jehonë këtij aktiviteti letrar,kurse
në Qendrën Kulturore Shqiptare në Gelsenkirchen një vështrim këtij
libri i pat bërë edhe i madhi Azem Shkreli.Në vitin 2003 shkrimtari dhe
përkthyesi i njohur Ferdinand Laholli përfshiu disa poezi të këtij
libri në gjuhën gjermane në vëllimin "Antologjia e poezisë moderne
shqipe(Anthologie der modernen albanischen Lyrik).Cakolli është
përkthyar edhe në gjuhën turke pjesërisht,dhe kjo formë e përkthimit në
gjuhët e huaja i pëlqen atij,nga se kështu letërsinë tonë më mirë do e
njohin të tjerët thotë ai.Cakolli ka shprehur dëshirën poezitë e tija
të i përkthej edhe në gjuhën rumune nga se atje jeton një njohës dhe
punëtor i paepur letrar që ka dëshmuar me punën e tij,ky është Baki
Ymeri thotĂ« Cakolli, dhe do m• pĂ«lqente qĂ« poezitĂ« e mija tĂ« pĂ«rkthehen
nga ai.Që nga korriku i vitit 1993 Shaban Cakolli jeton dhe vepron në
Gladbeck të Gjermanisë.Ai ishte njëri nga iniciatorët e themelimit të
SHKSH"ALEKSANDËR MOISIU" në këtë qytet.Kjo shoqatë për disa vite
zhvilloi një aktivitet të dendur politik dhe kulturor në të cilën
Shaban Cakolli ka një rol të konsiderueshëm.Duke folur për veprimtarinë
e kësaj shoqate,ku ai per tetë vjetishte sekretar dhe i ngarkuar për
veprimtari kulturore në kryesinë e saj ai thotë:Qysh në muajt e parë të
vitit 1994 shoqata zhvilloi një aktivitet të madh për përfshirjen e
mërgimtarëve tanë në dhënjen e kontributit financiar për
atdheun,mbështetjen e institucioneve paralele shqiptare,që vepronin atë
kohë karshi pushtuesit.,akcionin për të ndihmuar Univerzitetin e
Tetoves,si dhe viteve 1997 shoqata"MOISIU" ishte ndër të parat shoqata
që vepronin atëhere që doli publikisht në mbështetjen e UÇK-së.Veq
mbështetjeve në aktivitete materiale,organizative Cakolli ishte
luftëtar i pendës që me te luftoj pushtuesin në gjitha gazetat shqipe
që botoheshin në KOSOVë dhe diasporëAi botoi edhe libra tjera si"KRISMA
E FJALËS" ka në botim edhe libra tjera tani në radhë "Me mallin e
luleve" Cakolli është përfshi në disa antologji në diasporë dhe
Kosovë.Në shkrimet e tija gjenë dashurinë e atdheut dhe plagën e
mërgimit.N◄ pyetjen që i bëmë rreth aktiviteteve të mërgimit Shaban
Cakolli thotë:Mendoj se aktivitetet e mërgimtarëve vitet e fundit së
paku këtu në Gjermani kanë rënë dukshëm!Mërgata në vitet e fundit sikur
ka rënë në një lloj amullie organizative.Është koha të ndërmerret diqka
që mërgata shqiptare të riorganizohet në forma moderne,sipas modeleve
produktive të emigracioneve të kombeve tjera.Intelegjencia e re që po
formohet ne univerzitetet gjermane dhe evropiane duhet te shtohet ne
klubet tona kulturore,te cilat asesi nuk bënë të mbeten ambiente ku
pihet çaji,tymoset dhe vendfrekuentimi i tiparëve të dyshimtë..Tani
është koha për një diasporë shqiptare të organizuar politikisht,para së
gjithash mbi baza të kulturës sonë kombëtare,mbi baza lobimi për
Shqipërinë,Kosovën dhe mbarë hapësirën shqiptare.