Web albemigrant.com
Dëshironi ti merrni lajmet automatikisht në e-main tuaj? Klikoni këtu poshtë:

Kur në Montreal bëhen bashkë tre arsye për të festuar ...

Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada

E-mail anuro@albemigrant.com

Klikoni këtu për të parë foto nga mbrëmja

Më datën 3 maj 2008 nuk kishte vetëm një arsye apo vetëm një sebep për të festuar apo për të mbledhur mes  miqsh në një restorant shqiptar në Montreal. Arsyet ishin tre. Të shtunën ekipi i hokejit « Canadiens » i Montrealit luante ndeshjen e pestë të turit të dytë eleminator të ligës NHL dhe pas eleminimit të Bostonit montrealezët ëndërronin të eleminonin Filadelfian. Me një rezultat negativ 3 me 1 në katër ndeshje, ndeshja e së shtunës ishte ... liri a vdekje për Montrealin. Kjo përbënte njê arsye për ta parë ndeshjen në një resorant, e pse jo në një restorant 100 për qind shqiptar ?!

            Prej katër ditësh ndodhej në Montreal për një konferencë, Drejtor Ekzekutiv  i Institutit  te  Çeshtjeve  Kombetare zoti Shpëtim Cami. Që pa u nisur nga Tirana ai na kishte shkruar mesazhe dhe na kishte shprehur dëshirën të takohej me pjestarë të komunitetit shqiptar këtu në Montreal. Një arsye e dytë për të t'u mbledhur mes miqsh në një resotant në Montreal. E pra, në këto raste ku ka më mirë se një restorant shqiptar.

            Më 3 maj kishte ditëlindjen Lulzim Laloshi ish drejtuesi i komunitetit shqiptar të Kebekut në Montreal. Por si duket një ditëlindje nuk mjaftonte. Në të njëjtën ditë kishte festën dhe ai që mori para dy muajsh stafetën nga Lulzimi, drejtuesi i sotëm i komunitetit shqiptar të Kebekut në Montreal, Albi Nushi. Ja pra një arsye e tretë për tu mbledhur së bashku për të festuar.

            Ndoshta çdonjëra nga arsyet e mësipërme do na kishin mbledhur më 3 maj së bashku por ja që arsyet ishin tre dhe resoranti « Varka » një restorant 100 % shqiptar ishte vendi më i përshtatshëm për tu mbledhur dhe festuar. Restoranti Varka, që ndodhet në 5258 avenue du Park, është hapur vitin e kaluar dhe një pjesë e shqiptarëve që kishin festuar vitin  e ri 2008  aty, e kishin pëlqyer. Për mua ishte hera e parë që shkelja në atë restorant dhe nuk ngela i zhgënjyer.

            Ndeshja e hokejit filloi ashtu siç donim ne dhe ashtu siç i shkonte për shtat ambientit. Ekipi i Montrealit ishte në avantazh. Të gjithë filluam të festonim fitoren... Por aty nga fundi miqtë e ardhur nga Filadelfia, na e shkitën... dhe na e morën fitoren dhe i nxorën montrealezët në « pension » deri në fillimin e sezonit tjetër. Zhgënjim por ... aty lozet me një rondele rrumbullake... dhe mbi akull. Ja pra që fitorja shket kollaj për të shkuar ...në Filadelfia...
           
            Dy arsyet e tjera qër të cilat ishim mbledhur nuk kishin rondele në mes. Ato ishin vetëm burim dëfrimi. Muzika, birra, vera dhe ushqimi i mrekullueshëm i « Varkës » e bënë mbrëmjen të mrekullueshme. Për ata që nuk e dinë Albi Nushi është nga Gjakova dhe ndoshta do ishte e udhës të kish sjell me vehte muzikë nga Gjakova. Jo, Albi kishte sjell këngë që tek shumë kush ngjallin nostalgji. Ai kishte në CD këngë të festivaleve shqiptare në RTSH, festivale të viteve '80. Jo vetëm kaq. Ai i këndnte këngët e Tonin Tërshanës si të ishte vetë autori. Nga kurioziteti e testova nëse dinte tekste nga ato që nuk ishin në CD. Dhe Albi e kaloi testin. Ndoshta një Pierre-Pandeli Simsia i Kosovës...

            Nisur nga kënaqësia që na solli ky rast i të qenit së bashku aty për aty u hodh ideja të mblidhemi shpesh me njëri-tjetrin dhe të flasim shqip, të këndojmë shqip, të shohim njëri-tjetrin edhe më shpesh. Pse të mos ta quajmë « Mbrëmje shqiptare ». Le të shpresojmë ti rivijmë kësaj ideje pasi të mos jemi nën efektin e ...verës... po të adrenalinës së momentit...

 

            Në atë mbrëmje 100 % shqiptare, ndonëse në festë kishte dhe shumë e shumë miq të huaj (duhet thënë se të ftuarit jo shqiptarë ishin pothuajse 100 % mikesha...) nuk ngeli pa u prekur dhe « agenda » e verës 2008. Në fakt unë i njoftova të pranishmit për një nismë të komuniteteve shqiptare në New York për të organizuar një « Paradë Shqipatre » në qershor.  Pse të mos organizojmë dhe ne një paradë të tillë. Dhe jo vetëm ne por kudo ku ka shqiptar. Pse të mos shprehim krenarinë e të qenit shqiptar?! Nisma u mirëprit.

            Shpetim CamiSiç e tham dhe më sipër një arsyet e të mbledhurit së bashku ishte dhe vizita në Montreal e zotit Shpëtim Cami. Takimi me komunitetin shqiptar ishte në programin e tij dhe dy arsyet e tjera shërbyen si garniturë. Zoti Cami ishte i ftuar në një konference organizuar nga IPSA (Shoqata ndërkombëtare e shkencave politike) me pjesmarrës nga e gjithë bota. Pasi shprehu gëzimin që takohej me pjestarë të komunitetit shqiptar në Montreal që nuk i njihte më parë me fytyrë, por për veprimtarinë e të cilëve ishte njohur duke hulumtuar në internet, ai shprehu kënaqësinë që pjestarë të komunitetit shqiptar këtu në Montreal paraqiten me sukses në politikën kanadeze. Kështu një shqiptar (Bëhet fjalë për Lulzim Laloshin që ka fituar investiturën për tu paraqitur si kandidat për deputet në Outremont) që vjen në Kanada fiton të drejtën për tu paraqitur si kandidat për deputet. Mendoni një kanadez që vjen në Shqipëri a do të mundet ta bëjë një gjë të tillë. Ai shprehu në vazhdim përshtypjet per konferncën në të cilën ai mori pjesë. Konferenca u cilësua nga zoti Cami tejet interesante sidomos për ne përfaqësuesit e Shqipërisë dhe vendeve të tjera që janë duke ndërtuar institucionet demokratike. Në konferencë referuan profesor nga universitetet më prestigjioze të botës. Për ne shqiptarët është e domosdoshme shkëmbimi i eksperiencës me të tjerët.

            Dy fjalë së fundi për restorantin Varka. Ndoshta ngaqë ndiheshim në një ambient shqiptar dhe gjithshka na u duk e përkryer. Por përveç faktit të qenit një restorant shqiptar, ushqimi ishte i shkëlqyer dhe një gjë të tillë e shprehën shumë nga të pranishmit. Le të shtojmë dhe faktin që i gjithë personeli kujdesej që gjithçka të shkonte mirë. Me një shërbim të tillë ke dëshirë të rikthehesh përsëri...

Ajet Nuro
anuro@albemigrant.com
Montreal me 4 maj 2008

 

lajme / news albemigrant : Ne nuk prodhojmë lajme, ne transmetojmë lajmet tuaja ...

Tribuna Shqiptare | albemigrant | Kosova | Lajme / News

Bëhuni partëner të lajme / news albemigrant

Lajme News AlbEmigrant

Kopjoni kodin e mëposhtëm për të vendosur logon tek web-faqja juaj :

<a href="http://news.albemigrant.com" target="_blank"><img src="http://news.albemigrant.com/images/news_logo.jpg" width="200" height="60" border="0" alt="Lajme News AlbEmigrant"></a>

Lajmet ndërkombëtare të New York Times të përditësuara automatikisht!
New York Times (ENGLISH)

 

Portal Studenti !

Vizitoni Tirana Online Deutschland me info mbi Tiranen