Web albemigrant.com
Dëshironi ti merrni lajmet automatikisht në e-main tuaj? Klikoni këtu poshtë:

Mbrëmje madhështore, spektakolare në Bronx të Nju Jorkut.
 
(U festua 10-të vjetori i TV KULTURA SHQIPTARE)
 
Nga Pierre-Pandeli Simsia
 

Komuniteti shqiptar në Nju Jork, ditën e diel, më 28 Tetor 2007, jetoi çaste të gëzuara, të paharuara dhe tepër mbresëlënëse që do mbetet për një kohë të gjatë në kujtesën e tij; festimin e 10-të vjetorit të Televizionit Shqiptar "KULTURA SHQIPTARE" me qendër në Nju Jork, producent i të cilit është bashkatdhetari ynë i nderuar, zoti Adem Belliu.
Për festën e Kulturës Shqiptare, erdhën bashkëkombas të shumtë  nga lagjet e ndryshme të Nju Jorkut dhe të shteteve fqinjë Nju Xhersi, Connecticut, Pensilvania.
Mbrëmja u mbajt në një nga sallat e mëdha dhe luksoze në Restorantin e njohur luksoz "Maestro's Restaurant" në Bronx të Nju Jorkut.
Të përshkruash atë ceremoni tepër të gëzueshme, që zgjati 4 orë, me pjesëmarrje mbi 800 bashkëkombës, nuk mjaftojnë dy apo katër faqe gazete. Kultura Shqiptare bashkoi në Bronx bashkëkombas të shumtë, artistë, regjisorë, këngëtarë, instrumentistë, shkrimtarë, poetë...  me emër që i kanë dhënë shumë për vite e vite me radhë Artit, Skenës, Kinematografisë Shqiptare.
Ambient tepër i këndshëm dhe i gëzuar, emocionant, tek takohemi me miq bashkatdhetarë, e ndjen veten të lumtur kur takon dhe njihesh për herë të parë edhe me bashkëkombas të tjerë të panjohur më parë.
Çfarë nuk i mungoi asaj mbrëmjeje të paharuar, do jetë kjo përgjigjja, nëse dikush mund të na pyes: "Hë, si ia kaluat..."?
Ndjejmë gëzim, emocione, ndërsa shohim nga afër njerëzit e shquar të artit tonë, pjesëmarrës në atë mbrëmje; Regjisori i madh shqiptar, Artisti i Popullit Pirro Mani kishte ardhur me bashkëshorten e tij, aktore-regjisoren e mirënjohur Pavlina Mani (Teta Pavlina, siç edhe njihet ndryshe nga fëmijët shqiptar të asaj kohe, kur Pavlina ishte çdo të shtunë me fëmijët e "saj" të dashur...), shkrimtari dhe regjisori i mirënjohur dhe i suksesshëm,  Pëllumb Kulla, shkrimtari i mirënjohur, zoti Naum Prifti bashkë me bashkëshorten e tij zonja Rina, aktori i mirënjohur i humorit shqiptar, Koço Devole, zoti Prenjo Imeraj, bashkatdhetari ynë i nderuar, kryeredaktor i revistës "Jeta Katolike" zoti Mark Shkreli, aktor-regjisori i suksesshëm, Xhevat Limani, ish drejtori i Divizionit Evropian nė Radion "Zėri i Amerikės" zoti Fran Shkreli, Botuesi i të vetmes gazetë shqiptaro-amerikane që botohet në Nju Jork "ILLYRIA", zoti Vehbi Bajrami, Presidentja e Shoqatës së gruas shqiptaro-amerikane "Motrat Qiriazi", Dr. Anna Kohen me bashkëshortin e saj, ish punonjësja dhe folëse në Televizionin Shtetëror Shqiptar, Elmira Muja, poeti Mëhill Velaj, shkrimtari Genc Leka, poetja Kozeta Zylo me bashkëshortin e saj Qemal Zylo, poeti, piktori, ish luftëtari i batalionit "ATLANTIKU" për çlirimin e Kosovës, Nexhat Imeraj,...
Në mbrëmje kishin ardhur edhe këngëtarë të njohur të skenës shqiptare; bilbili i këngës popullore shqiptare, këngëtarja Merita Halili, këngëtarja e mirënjohur Morena Reka, këngëtari i suksesshëm, i mirëpritur nga bashkatdhetarë të shumtë, i nderuari Gëzim Nika, këngëtari i talentuar Kino Gara, këngëtarja, përfaqësuese e shqipërisë në Eurovizion Aida Ndoci, këngëtarja dhe biznesmenia Eli Rizo-Gjezo me bashkëshortin e saj, Minella, këngëtarët Dile Gecaj, Leti Vokshi dhe grupi i djemve që e shoqëronin, këngëtarët Xhelal Gjurkaj dhe Luljeta Pëllumbi,...
Pjesëmarrës gjithashtu ishin edhe regjisorë dhe aktorë të  "Albanian Film, bashkatdhetarë të ndryshëm, si: Luigj Shkreli, Tomë Ulaj, i përndershmi Dom Viktor Dedaj, Kreshnik Fekushi, Neritan Bejleri, Adelina dhe Imer Laçaj...
Moskorrektësia e orës së fillimit të çdo mbrëmje dhe aktiviteteve të ndryshme në komunitet, që tashmë është bërë e njohur, nuk i shpëtoi as asaj mbrëmje të gëzuar dhe këtë, sikur e kërkonin edhe vetë të pranishmit në atë sallë luksoze. "Le të vonohet edhe pak hapja e programit. Edhe kjo është një kënaqësi kur takohemi me miq dhe shokë në aktivitete të ndryshme gëzimi, kur bëjmë edhe fotografi të ndryshme kujtimi, për t'u mos harruar kurrë..."
Organizatorët e kishin menduar që asaj mbrëmje të mos i mungonte asgjë.
Pjesa e parë e programit kishte këngë dhe humor, ndërsa pjesa tjetër, muzikë, kërcim, vallëzim.
Vajza simpatike nga qyteti i Elbasanit Matilda Ndreçka, bashkë me djaloshin e pashëm Valdez Murati, një çift i zgjedhur, ishin prezantuesit e asaj mbrëmjeje të paharuar.
Televizioni Shqiptar "KULTURA SHQIPTARE" me qendër në Nju Jork ka dhjetë vjetë që ka hyrë në çdo familje shqiptare. Producenti i atij televizioni, i palodhuri dhe i kudogjenduri Adem Belliu, me punen e tij, është bërë pjesë e çdo familjeje shqiptare këtu në USA.
Sa shumë bashkatdhetarë të ndryshëm, politikanë, njerëz të shkencës dhe të artit... kanë qenë mysafir, të ftuar në "shtëpinë", studion e tij televizive.
Dhe një pjesë të atyre aktiviteteve gjatë këtyre dhjetë viteve i pamë në ekranin e madh në monitor, në sekuencat filmike. Pamë ish presidentët e Shqipërisë Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu, politikanët Ljublin Dilja, Joe Dio Guardi, intelektualë të ndryshëm Gjekë Gjolekaj, Kozeta dhe Qemal Zylo, Elmira Mujo, Dr. Anna Kohen, ish luftëtarë të UÇK-së....
TV KULTURA SHQIPTARE i shikuar nga pesëdhjetë mijë teleshikues është vlerësuar me çmim nga TV Bronx Net.
Gazeta të ndryshme që botohen në Nju Jork shpesh herë kanë shkruar për të.


Pas përshëndetjes së prezantuesve të mbrëmjes Ndreçka -Murati, të cilët i uruan mirëseardhje të pranishmëve, filloi festa. Këngëtarja Leti Vokshi këndoi me grupin e saj.
Një yll, që po shkëlqen në skenat shqiptare në Amerikë, është dhe aktori humorist nga qyteti i Fierit, Arjan Rrapushaj.
Humoristi Rapushaj është një aktor i suksesshëm dhe i talentuar, me një të ardhme tepër premtuese. Humori i tij i këndshëm u mirëprit dhe u duartrokit disa herë, ndërsa Rrapushaj vazhdonte të interpretonte.
Një tjetër humorist i suksesshëm, i mirënjohuri  Koço Devole, bëri që duartrokitjet dhe të qeshurat e pjesëmarrësve të mos kishin të pushuar.
Me humorin e tij, tashmë të njohur, Devole na solli pranë aktorët e ndjerë Tano, Banushi, Mentor Xhemali, Sandër Prosi, Ndrekë Luca. Ndërsa humori me artistin e popullit Avni Mula, siç e tha edhe vetë humoristi Devole, i urojmë jetë të gjatë, ishte me i kendeshmi, duke u shoqeruar me duartrokitje dhe te qeshura nga pjesemarresit.
Të papriturat ishin te njepasnjeshme. Zeri i bukur dhe melodioz i kengetares se mirenjohur Dile Gecaj, do t'ia linte radhën kanarinës se këngëve të muzikes popullore Merita Halili.
"Artistja e Popullit" Vaçe Zela "erdhi" ne ate mbrëmje me Valsin e lumturise, kenduar mjeshterisht nga Morena Reka.
Të pranishmit ishin përqendruar të gjithë tek këngëtarja, ndërsa ajo e këndonte këngën në lartësinë e zërit të vetë Vaçes.
U mirëpritën dhe u duartrokitën këngëtarja Aida Ndoci, dueti Luljeta Pëllumbi dhe Xhelal Gjurkaj, humoristi Bashkim Berisha...
Aktor-regjisori i mirënjohur i skenës dhe kinematografisë Xhevat Limani, si gjithmonë, erdhi me një "meze" të zanatit të tij, siç u shpreh edhe vetë artisti Limani. Vargjet e pavdekshme nga poema "Bagëti e Bujqësi" rrodhën plot ndjenjë, të kthjellëta, të pastra, të kristalta, siç është vetë natyra e magjishme shqiptare, së cilës i këndojnë ato vargje.
Shkrimtari i mirënjohur Naum Prifti, pati nderin t'i jepte çertifikatën e mirënjohjes këngëtares merita Halili. "Kam nderin sot këtu t'i jap çertifikatën e mirënjohjes, për të vlerësuar punën e saj të palodhur..." - tha ndërmjet të tjerash shkrimtari Prifti.
Një tjetër vlerësim ishte edhe dhënia e çertifikatës së nderit Presidentes së Shoqatës së Gruas Shqiptaro-Amerikane "Motrat Qiriazi" Dr. Anna Kohen.
Doktoreshës Kohen, çertifikatën ia dhuroi Konsulli Albert Jerasi me motivacionin:
 "For suporting NYACTV to Accomplish ITS Duty of Servicing the Albanian-American Community".
Si gjithmonë, këngëtari i mirënjohur, bilbili i këngës shqiptare Gëzim Nika u mirëprit dhe u shoqërua me duartrokitje gjatë gjithë kohës, ndërsa këndonte "O sa mirë që jam shqiptar", "N'Dardani bjen tupanët"
Një zë tjetër shpërthyes ishte edhe zëri i këngëtarit Kino Gara, si përherë i suksesshëm në skenë.
Festimi i 10-të vjetorit të Televizionit "KULTURA SHQIPTARE" ishte me të vërtetë një mbrëmje e gëzueshme dhe festive, një koncert varriete, një spektakël mbresëlënës dhe i paharuar.
Jemi popull i mrekullueshëm, kemi artista të aftë dhe me përvojë, të lindur për art, që dinë të krijojnë dhe të bëjnë art.
E ndërsa minutat, orët iknin pa u ndjerë, pjesëmarrësit këndonin, kërcenin, hidhnin valle. Sa mbaronte vallja e Napolonit, fillonte vallja e Shotës, pastaj vallja Pogonishte... e kështu me radhë.
Orkestrina tashmë e mirënjohur dhe e shumëkërkuar në dasma dhe gëzime të tjera familiare "Grupi Muzikor ALBA" nën drejtimin e kitaristit Edi Xhani, si përherë ishte në formën e saj. Instrumentisti Sokol Asllani e bënte klarinetën e tij me tingujt e saj të "ndizej" zjarr.
Vogëlushja 5 vjeçare Dea Bejleri këndoi këngën "Dhuratë për Ditëlindjen" (Globi rrotullohet)e cila pa druajtje dhe me zërin e saj fëminor emocionoi pjesëmarrësit.
I zoti i shtëpisë, që na kishte mbledhur për të gëzuar dhe festuar në atë mbrëmje, Adem Belliu, falenderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe Komunitetin Shqiptar në Amerikë për ndihmën e madhe që i kanë dhënë TV Kultura Shqiptare.
Bashkatdhetari ynë i nderuar, zoti Ukë Camaj vlerësoi TV Kultura Shqiptare dhe punën e palodhur dhe të suksesshme gjatë këtyre dhjetë vjetëve të producentit Adem dhe gjithë Familjes Belliu.
Kështu kaluan ato katër orë të këndëshme me pjesëmarrjen e Komunitetit Shqiptar në Maestro's në Bronx, NY.
Kështu u mbledhshim përherë me njëri tjetrin, në gëzime dhe vetëm në gëzime. Dhe përsëri do mblidhemi, së shpejti në muajin Nëntor, po në Bronx, zhvillohet Festivali i 17-të Kombëtar i Këngës popullore; përpara kemi Festën e madhe të Flamurit.
Mbrëmja u përcoll nga njerëzit e medias dhe televizionit, gazetarët Beqir Sina, Dalip Greca, Elmira Mujo, TV Shqip, zoti Halil Mula, Alan Cariton dhe Robert Bach.
Faleminderit TV KULTURA SHQIPTARE
Faleminderit artistëve tanë të talentuar që na japin kënaqësi me artin e tyre të larmishëm.
Faleminderit zoti Adem Belliu dhe Familja e tij.

Producenti  Adem Belliu

Producenti Adem Belliu

Grupi i djemve me veshje popullore

Prezantuesja e mbrëmjes, Matilda Ndrecka dhe Valdez Murati

Aktori i humorit Arjan Rrapushaj

Shkrimtari Naum Prifti duke i dorëzuar certifikatën e nderit Merita Halilit

Këngëtarja Merita Halili

Këngëtarja Aida Ndoci

Këngëtari Gëzim Nika

Këngëtarja Morena Reka

Këngëtarja Luljeta Pellumbi dhe Xhelal Gjurkaj

Këngëtarja Leti Vokshi

Këngëtarja Dile Gecaj

Aktori i humorit Koço Devole

Bashkeshortët Pirro e Pavlina Mani

Artistët Koço Devole, Pëllumb Kulla, Pirro e Pavlina Mani

Shkrimtari Naum Prifti dhe bashkëshortja e tij znj. Rina Prifti

E mirënjohura Elmira Muja

Këngëtarja Eli Gjezo dhe bashkëshorti i saj Minella Gjezo

Biznesmeni Tom Ulaj dhe Adem Belliu

Pamje nga salla

Konsulli shqiptar Albert Jerasi dhe Dr. Anna Kohen

Të pranishëm në mbrëmje

Botuesi i gazetës Illyria Vehbi Bajrami

Gjatë vallëzimit


lajme / news albemigrant : Ne nuk prodhojmë lajme, ne transmetojmë lajmet tuaja ...

Tribuna Shqiptare | albemigrant | Kosova | Lajme / News | Intervista

Bëhuni partëner të lajme / news albemigrant

Lajme News AlbEmigrant

Kopjoni kodin e mëposhtëm për të vendosur logon tek web-faqja juaj :

<a href="http://news.albemigrant.com" target="_blank"><img src="http://news.albemigrant.com/images/news_logo.jpg" width="200" height="60" border="0" alt="Lajme News AlbEmigrant"></a>

Lajmet ndërkombëtare të New York Times të përditësuara automatikisht!
New York Times (ENGLISH)

 

Portal Studenti !

Vizitoni Tirana Online Deutschland me info mbi Tiranen