Web albemigrant.com
Dëshironi ti merrni lajmet automatikisht në e-main tuaj? Klikoni këtu poshtë:

Ngjarje historike në marrdhëniet shqiptaro-kanadeze

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, vizitoi Kanadanë duke shënuar kështu të parën vizitë që një kryeministër shqiptar bënë në Kanada

Pritja u organizua nga komuniteti shqiptar në Otava i kryesuar nga zoti Fehmi Asllani

Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada

E-mail anuro@albemigrant.com

Sali Berisha

Më një nëtor 2007 për herë të parë në histori, një kryeministër shqiptar shkel tokën kanadeze për një vizitë zyrtare  dy ditore që përfshinte takime me zyrtarët më të lartë kanadezë, me affaristë dhe me komunitetet shqiptare në qytete më të afërta me kryeqytetin kanadez, Otava. Kryeministri Sali Berisha shoqërohej nga ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu. Pas një dite të mbushur me takime që përfshinë një takim me kryeministrin kanadez, Stefan Harper, zoti Berisha u takua në hotelin Travelodge me përfaqësues  të komuniteteve shqiptare në Kanada dhe kryesisht me shqiptar me banim në Otava, Toronto dhe Montreal.

Mirëse erdhe zoti kryeministër dhe...

Kryetarët e komuniteteve shqiptare në Otava, Toronto dhe Montreal, që morën fjalën njëri pas tjetrit, shprehën në emêr të gjithë shqiptarëve që jetojnë në qytetet respektive, kënaqësinë që kryeministri shqiptar zoti Berisha ndodhet në Kanada, në atdheune tyre të dytë. Secili pak a shumë shprehu atë dëshirë që kanë të gjithë shqiparët për të qenë të lidhur me atdheun e tyre, për të ndihmuar sado pak në mbarvajtjen e vendit etj. Por, siç mund të pritet në këto raste, kur ke të bësh me qeverinë dhe me kreun e saj, përfaqësuesit e komuniteteve shqiptare në Kanada paraqitën edhe ndonjë këkesë që në fakt janë modeste. Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në Toronto i kërkoi kryeministrit Bersiha të shikohet mundësia e hapjes së një konsullate shqiptare në Toronto që do tu shërbente 30.000 shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë aty. Zoti Lulzim Laloshi që foli në emër të komunitetit shqiptar të Kebkut në Montreal, pasi përmendi arritjet e këtij komuniteti dhe ndër të tjera hapjen e shkollës shqipe që mban emrin e Nënë Terezës, kërkoi që kryeministri Berisha dhe qeveria e tij të ndikoj në krijimin e një Konfederate të shqiptarëve në Amerikën e Veriut që do të koordinonte veprimtarinë e të gjitha komuniteteve shqiptare që veprojnë në Amerikë e Kanada.

 

Kanadaja mbështet futjen e Shqipërisë në NATO

Fatmir MediuMinistri i mbrojtjes zoti Fatmir Mediu pasi falenderoi pjesmarrësit për pritjen ndër të tjera i njohu të pranishmit me qëndrimin e qeverisë kanadeze për futjen e Shqipërisë në NATO. Ai deklaroi se zyrtarët kanadezë e mbështesin pranimin e Shqipërië në NATO. Dihet që Kanadaja është pjestare e aleancës së Atlantikut të Veriut.

Berisha shqiptarëve në mërgim : Ju jeni ambasadorët e Shqipërisë në botë

Sali BerishaSigurisht që të pranishmit në takim mezi prisnin të dëgjonin kryeministrin Berisha. Berisha theksoi faktin historik që ai ishte i pari kryeministër që vinte këmbën në Kanada në këtë vend të zhvilluar që bënë pjesë në G7. Ai i njohu të pranishmit me takimin me zotin Harper, kryeministrin e Kanadasë dhe shumë organizma me karakter ekonomik e tregëtar. Duke folur për rëndësinë e tërheqjes së kapitalit të huaj në Shqipëri ( një nga qëllimet e vizitës së tj në Kanada ...) ai iu drejtua të pranishmëve. Ju jeni ambasadorët e Shqipërisë. Prezantojeni Shqipërinë këtu në Kanada, pa frikë sepse sot Shqipëria është  një nga vendet më të sigurta në Europë, se Shqipëria ka krijuar lehtësira për tërheqjen e kapitalit të huaj,  se programi “Shqipëria një Euro”  mund të quhet diçka më shumë se fillimi dhe se Shqipëria klasifikohet ndër 20 vendet  më tërheqëse për të investuar. Në këtë kontekst zoti Berisha njoftoi mbajtjen e një konference për investimet në Shqipëri, konferencë që do të mbahet në muajin mars në Toronto e ku do të marrin pjesë përfaqësues të qeverisë shqiptare (ministra) si dhe organizma kanadeze të spacializuara në tregëti dhe në investimet në vende të huaja.

Shqipëria vendi më sigurt në Europë

Duke folur për bilancin e qeverisë që ai kryeson, zoti Berisha përmendi se qeveria ka zhdukur bandat kriminale dhe “sot Shqipëria ërshtë vendi më i sigurt në Europë.” Një nga prioritete më kryesore që ne i kei vënë vehtes është lufta kundër korrupsionit. Me ardhjen tonë në pushtet ne vendosëm që asnjë punonjës i administratës shtetërore të mos përdori paranë taksapaguesve për qëllime personale. Nga ky veprim, arka e shtetit ka patur një kursim me më shumë se 1.2 miliardë dollar US.

Abetare, libra e mjete të tjera për fëmijtë e shqptarëve.

Para disa vjetësh, u kërkuam qeverive shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë të ndihmojnë në mbajtjen gjallë të gjuhës shqipe por... Kryeministri i sotëm premtoi se ai do të dërgoi libra dhe materiale të tjera që nevojiten për fëmijët tuaj me qëllim që ata të mbajnë gjallë kulturën dhe gjuhën tonë. Ky premtin është dhurata më e mirë që qeveria shqiptare mund tu bëjë shqiptarëve të këtushëm, dhuratë që do të ndihmojë në ruajtjen e gjuhës sonë amëtare.

Ndihmoni ambasadën shqiptare. Berisha theksoi se ai u ka kërkuar ambasadorëve shqiptarë në një mbledhje vjetore që ata të kujdesen për bashkëatdhetarët etyre por nga ana tjetër Berisha kujtoi se edhe pse ai do të shtoj buxhetin e destinuar për ambasadat, këto të fundit nuk mund të funksionojnë si duhet pa ndihmën e shqiptarëve. Ne nuk kërkojmë ti mbani me para, tha zoti Berisha por ndihmojini me organizime aktivitetetesh të ndyshme.

 

Pavarësia e vetmja alternativë për Kosovën

Kryeministri Berisha ishte i sigurt se pavarësia e Kosovës është në rrugën e duhur. Pavarësisht nga pengimet që ka sjell Russia, pavarësia e Kosovës është në rrugën e duhur. Ai përgezoi ushëheqësit shqiptarë të Kosovës që ditën ta udhëheqin Kosovëm me urtësi pas vdekjes së arkitektit të pavarësisë së Kosovës, zotit Ibrahim Rugova. Berisha edhe njëherë theksoi mbështetjen e Shqipërisë pë pavarësinë e plotë. Ne nuk pranojmë coptim të Kosovës por veç pavarësinë në kufijtë saj. Berisha rikujtoi të ptanishmit se demokracia më fuqishme e botës, ShBA e ka mbështetur dhe e  mbështesin pavarësinë e Kosovës por dhe disa shtete të rajonit si Maqedonia, Kroacia.

Në takimin me zotin Berisha ishin të pranishëm shqiptarë nga të gjitha viset shqiptare, artistë dhe intelektual të ndryshëm. Kishte dhe nga ata që nuk e dinë seç do të thotë kryemistër i Shqipërisë por kostumi i tij e tregonte shqiptarizmën e tij të sotme dhe të nesërme. Vizita e kryeministrit Berisha dhe ministrit të mbrojtjes zotit Mediu përbënë një ngjarje të pazakontë për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Kanada.

- © albemigrant.com Ky shkrim mund të ribotohet vetëm nëse citohet burimi-   

  • Klikoni këtu për të parë aktivitete të zhvilluara në Montreal e New York

 

B O N U S (Foto nga takimi i kryeministrit Sali Berisha me përfaqësues të komuniteteve shqiptare në Kanada...)

Ajet Nuro

Montreal, 2 nëntor 2007

e-mail anuro@albemigrant.com

lajme / news albemigrant : Ne nuk prodhojmë lajme, ne transmetojmë lajmet tuaja ...

Tribuna Shqiptare | albemigrant | Kosova | Lajme / News | Intervista

Bëhuni partëner të lajme / news albemigrant

Lajme News AlbEmigrant

Kopjoni kodin e mëposhtëm për të vendosur logon tek web-faqja juaj :

<a href="http://news.albemigrant.com" target="_blank"><img src="http://news.albemigrant.com/images/news_logo.jpg" width="200" height="60" border="0" alt="Lajme News AlbEmigrant"></a>

Lajmet ndërkombëtare të New York Times të përditësuara automatikisht!
New York Times (ENGLISH)

 

Portal Studenti !

Vizitoni Tirana Online Deutschland me info mbi Tiranen