Udhėzuesi Tribuna Shqiptare

 

Lexojeni nė formatin PDF

Lexoni nė formatin HTML

 

Njė histori e shkurtėr e Tribuna Shqiptare

Nė fund tė vitit 2002 e fillim tė vitit 2003 u krijua albemigrant.com dhe si pjesė e tij ishte Tribuna e Emigrantit Shqiptar (tesh.albemigrant.com). Ndonėse kjo ide ishte e mirė dhe tentonte tė pasqyronte mendimet dhe opinionet e emigrantėve shqiptar, vrejtja pėr emrin mė erdhi nga njė miku im, shqiptar nga Kosova qė pasi mė uroi pėr njė nismė tė tillė mė tha se Tribuna e Emigranėve Shqiptar nuk ka pse tė jetė eksluzive pėr emigrantėt por pėr tė gjithė shqiptarėt. Vrejtje e drejtė. Kėshtu Tribuna e emigrantėve shqiptar u bė Tribuna Shqiptare. Nė fillim mu desh tė punoja me formėn dhe gjithshka ishte manuale por me kalimin e kohės e automatizuam futjen e artikujve. Kėshtu kaluam ne tribunashqiptare.albemigrant.com. Por, edhe kjo formė nuk mė kėnaqte sepse nuk realizonte kėrkesat e kohės. Nė janar 2008 blemė njė program dhe e instaluam nė njė subdomain (nėn-emėr...) tsh.albemigrant.com. Pėr avantazhet do flasim pak mė poshtė. Para dy-tre muajsh njė sugjerim tjetėr mė bėri tė bėjė njė hap tjetėr. Njė bashkėpunėtori im edhe ky me origjinė nga Kosova mė sugjeroj ta kaloj Tribuna Shqiptare nė njė domain name qė tė ketė emrin e vetė TribunaShqiptare.com

Vizioni i Tribuna Shqiptare

Tribuna Shqiptare ėshtė njė mjet i shprehjes sė lirė dhe inteligjente. Tribuna Shqiptare ka si qėllim krijimin e kushteve pėr njė shtyp tė lirė dhe ndikues, njė shtyp sa argėtues aq shprehės.

Pyetja e parė qė ēdo kush mund tė shtroj ėshtė: - Pėrse unė duhet tė shkruaj pėr Tribuna Shqiptare ? Tribuna Shqiptare nuk ofron ndonjė kontratė. Ata qė shkruajnė pėr Tribuna Shqiptare janė intelektualė shqiptarė qė japin opinionin e tyre, qė komentojnė pėr ē'ka ndodh nė hapsirat shqiptare dhe nė diasporė dhe kjo mbi baza vullnetare. Tribuna Shqiptare u krijon kushtet tė lexohen, tė komentohen dhe tė kontaktohen. Ne kėrkojmė mendimin inteligjent, ne kėrkojmė pena qė shkruajnė pėr herė tė parė, ne kėrkojmė sidomos zėrin e emigrantėve shqiptar. Kjo e fundit edhe pėr faktin sepse emigrantėt jo vetėm qė i shikojnė zhvillimet nė hapsirat shqiptare nė mėnyrė krahasuese me atė ēka ata jetojnė nė vendet ku janė ngulur por nuk kanė as ndonjė presion siē mund tė kenė ata qė jetojnė nė Shqipėri apo Kosovė.

 

Tribuna Shqiptare qė do tė kaloj nė domain name-in e ri mė 24 dhjetror 2008 nė prag tė Krishlindjes nuk do tė ketė ndryshime tė mėdha nga ajo formė qė ka tani. Tė gjitha shkrimet e botuara aty do tė kalojnė tek faqja e re. Edhe adresat e autorėve do jenė njėjta. Kėtu mė poshtė keni njė imazh tė asaj se si do tė duket Tribun Shqiptare pas 25 dhjetorit.

 

 

Autorė lexoni me kujdes ...

Tribuna Shqiptare nuk boton shkrime qė na vijnė nga tė tretė por nga autorėt. Tribuna Shqiptare nuk ėshtė blog. Pra, nėse na dėrgoni njė artikull ne e botojmė nėse autori e ka dhėnė pėlqimin e tij pėr njė gjė tė tillė. Nėse dėrgoni njė artikull tė njė mikut tuaj na dėrgoni dhe e-mailin e tij me qėllim qė ne tė kemi mundėsi ta kontaktojmė.

Ka dy lloje autorėsh. Autorė tė regjistruar dhe autorė tė paregjistruar. Pėr tė dalluar nėse ju jeni tė regjistruar njė gjė tė till mund ta shihni nė krah tė artikullit tė publikuar tek Tribuna Shqiptare. Nėse jeni i regjistruar, kur klikoni tek emri i autorit, hapet njė lidhje qė tė ēon tek faqja e autorit qė pėrmban njė biografi tė autorit, e-mailin dhe njė listė me artikujt e botuar nga Tribuna Shqiptare. Kėtė lidhje ju mund ta vendosni tek adresa juaj e-mail nė formė firme.

Autorėt e paregjistruar nuk e kanė njė privilegj tė tillė. Pėr tu regjistruar ju duhet tė dėrgoni njė biografi tė shkurtėr dhe njė foto. Pėr autorėt e regjistruar nė pjesėn mė tė madhe ne nuk i lexojmė artikujt por i postojmė duke patur besim nė aftėsitė krijuese tė autorėve. Pra gabimet e autorėve ngelen tė pakorrigjuara.

 

 

Mjete pėr tė parė forcėn tuaj ...

Autorėt qė shkruajnė tek Tribuna Shqiptare kanė mundėsi tė shikojnė forcėn e tyre mbi lexuesin. Nė krah tė ē'do artikulli ju mund tė shikoni artikujt mė popullor, tė ditės, tė javės dhe tė muajit.

 

Kėtu mė sipėr ju keni shembullin qė kur klikojmė mbi ME POPULLORET jemi nė gjendje tė shikojmė artikullim mė tė lexuar, mė tė printuar (shtypur) dhe ata mė tė dėrguar me e-mail. Artikujt mund tė vlerėsohen gjithashtu me yje nga njė deri nė pesė.

Shembuj tė njė profili tė autorit : http://tsh.albemigrant.com/authors/?authorID=1

                                                     http://tribunashqiptare.com/authors/?authorID=1

Pra ajo qė do tė ndryshoj nė ditėt e kalimit nė sitin e ri do jetė tsh.albemigrant qė do tė bėhet tribunashqiptare

Artikujt qė dėrgoni

Jeni tė lutur tė dėrgoni artikuj nė formatin word 1997, 2000 apo 2003. Jeni tė lutur tė mos i pėrfshini fotot nė word por dėrgojini me vehte nė formatin .jpg. Jeni tė lutur tė dėrgoni foto, qoftė tuajat qoftė foto qė kanė tė bėjnė me ngjarjen qė ju komentoni apo pėrshkruani. Ju nuk mund ta merrni me mend ēafarė bukurie i jep shkrimit njė foto...Ngaqė ne marrim njė volum tė madh shkrimesh, jo gjithmonė ia dalim ti lexojmė tė gjithė shkrimet qė na dėrgoni. Sidomos me ata qė janė autorė tė regjistruar, botimi bėhet me « besim qorr » pra duke besuar se autori nuk ka bėrė gabime. Pra hidhini njė sy shkrimit para se tė na e dėrgoni

Dy fjalė pėr njė parim tė rėndėsishėm

A lejohen debatet personale tek Tribuna Shqiptare ?

 

Para disa vjetėsh, dikush nuk ishte dakord me njė shkrim tė njė personaliteti pėr tė cilin unė kisha dhe kam respekt. Nė njė reagim, ky person mė sulmonte edhe mua. Sigurisht unė e botova. Dua ta theksoj debate, reagime, apo edhe shkrime kundėr njė shkrimi tė njė tjetri ne i lejojmė dhe jo vetėm i lejojmė por edhe i nxisim veē me njė kusht. Pavarėsisht nga gjinia e gjithėsecilit, ne lejojmė debate ku nuk humbet parimi i burrėrisė, pra ku mungojnė fyerjet banale dhe sharjet. Nėse dikush dėrgon njė shkrim ku citohet dikush tjetėr, ndonėse botimi nuk do tė thotė se ne mbėshtesim njėrėn apo tjetrėn palė, ne brenda mundėsive e njoftojmė personin e cituar nė njė shkrim me qėllim qė ai/ajo tė ketė mundėsi tė mbroj pikėpamjen e vetė apo edhe ta injoroj shkrimin. Kjo pėr vetė faktin se askush nuk duhet tė sulmoj njė njeri qė i ka duart tė lidhura dhe qė nuk mund tė mbrohet. Nga njė debat inteligjent pėrfitojnė tė gjithė. Ashtu si nė ēdo botim, kur njė shkrim ka emėr dhe mbiemėr, ėshtė autori dhe vetė autori pėrgjėgjės pėr ēka shkruan.

A ka kufizime Tribuna Shqiptare ?

Tribuna Shqiptare nuk lejon botimin e shkrimeve qė nxisin urrejtje mes shqiptarėve, glorifikimin e figurave negative (diktatorėve dhe diktaturave) shqiptare apo tė huaja, shkrimet qė nxisin urrejtje fetare, ndėrkrahinore etj. Gjithashtu shkrime tė dobėta nga ana gjuhėsore dhe qė nuk nuk arrijnė tė kenė njė minimum cilėsor nuk do tė pranohen.

Ndihmoni Tribuna Shqiptare

 

Tribuna Shqiptare ėshtė njė faqe jo komerciale. Ju mund ta ndihmoni atė duke e bėrė faqe tė fillimit, duke marr pjesė me shkrime apo me komente tė lira. Nėse keni njė biznes dhe doni tė sponsorizoni duke reklamuar tek Tribuna na kontaktoni.

Ju pėrshėndes tė gjithėve dhe ju ftoj tė vini dhe tė festoni me ne tek Tribuna Shqiptare mė 24 dhjetor 2008

Ajet Nuro

Adminstrator

anuro@albemigrant.com